Ekspertizë Financiare 20+ e UHY Elite
UHY Elite është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me mbi 20 vjet eksperiencë në tregun shqiptar. E themeluar në vitin 2002 dhe anëtare e plotë e UHY International në gusht 2009, UHY Elite ka një përvojë të gjerë dhe solide në tregun vendas si dhe bashkëpunim të shkëlqyer me klientët e saj. Eksperienca jonë thelbësore përfshin auditimin, konsulencën tatimore, kontabilitetin, por ne kemi kapacitete për të ofruar shërbime të tjera konsulence siç janë misionet e veçanta, rritja e kapitalit, zbatimi i sistemeve të kontabilitetit, vlerësimi i kapaciteteve administruese dhe financiare, përgatitja e planit të biznesit etj.
Gjatë këtyre viteve UHY Elite ka pësuar zhvillime dhe ndryshime të rëndësishme duke e bërë firmën tonë të rritet nga një zyrë kontabiliteti në një firmë që ofron shërbime të shumta të konsulencës financiare me mbi 15 të punësuar dhe bashkëpunëtorë. Lista e klientëve tanë është rritur dhe diversifikuar gjatë viteve duke përfshirë biznesin e prodhimit, ndërtimit, tregtisë, shërbimeve, OJQ-ve etj.